Vetingu shkarkon ish-kreun e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Hysni Demiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra ish-kreun e Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues përbëhej nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë.

KPK arsyeton se Demiraj ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë dhe se rezulton i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale, me argumentin se kishte cenuar paanësinë dhe besimin e publikut te drejtësia.