Thaçi merret sot në pyetje nga Prokuroria speciale në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Mbrëmë pak përpara nisjes, Thaçi tha se është nisur drejt Hagës për të filluar e fituar një betejë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte.

Më datë 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në propozim-aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në propozim-aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë