”Pse Ministrja ka kaq shumë frikë të gjobisë Kryetarin e Bashkisë??? – Vasili

Ish-ministri Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon standardet e dyfishta që ndjek Ministria e Shëndetësisë, sa i takon protokolleve që duhet të zbatohen kundër përhapjes së Covid 19.

Duke postuar disa foto të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u takuar me shumë njerëz në zyrën e tij, Vasili pyet se pse ministrja e shëndetësisë ka kaq shumë frikë që ta gjobisë atë, dhe nga ana tjetër fajësohen dhe vuajnë qytetarët.

Vasili shprehet se për shkak të standardeve të dyfishta që zbatohen, askush nuk e beson më qeverinë e Edi Ramës.

Postimi i plotë i ish-ministrit të shëndetësisë: Pse Ministrja ka kaq shume frike te gjobise Kryetarin e Bashkise??? Shihni keto foto se eshte surrati i shtetit ne to! Nuk respekton distancen si dhe pa maska, keshtu dhunon cdo rregull te Pandemise ky Kryetari i Bashkise, por Ministrja e Shendetesise ka frike shume shume te madhe dhe nuk e gjobit dot per qamet.

Dhe pastaj japin keshilla ne FB, vene edhe gjoba me polici perkrah. Dhe pastaj fajin e ka populli. Dhe pastaj fajin e ka biznesi dhe e gjobitin.

Cfare te paturpesh!! Shihini keto foto, qe jane pasqyra e surratit te shtetit armik me njerezit e thjeshte dhe lëpirës me njeri tjetrin. Prandaj asnje as nuk i beson dhe as i degjon keta!