Procesi zgjedhor është në rrezik, dhe për këtë duhen marrë masa urgjente

Nga Azmi Stringa

1. Mos rishikimi i shpenzimeve, vecanerisht atyre kapitale, edhe pse shumica nuk realizohen apo ecin sipas planit (kuptohet kemi zero transaparence), ka si qellime a) te mbaj vare per pagesa sa me shume biznese, te cilat kan nje vend per tu falur, b) mos krijoj konflikte apo hatermbetje me oligarket te cilet ruajne njeri tjetrin sa merr secili dhe c) krijon mundesine per pagesa nga buxheti pa u kryer ende punimet/sherbimet realisht, duke i kanalizuar me pas keto fonde ne fushate.
2. Mos shkurtimi i PPP-ve aktuale, megjithese me probleme serioze, ruan balancat e interesave dhe fton perfituesit te rine me qeverine ne zgjedhje.
3. Propozimet per PPP-te e reja te hedhura nga qeveria, jane “signaling” i paster, jane blerje jo me cash, por me premtim per flukse te ardhshme cashi, per ata oligark qe mund te jene pakenaqur dhe per te marre mbeshtetjen e tyre. Pra edhe kur skemi lek, premtojme lek te se ardhmes, kundrejt mbeshtetjes tuaj.
4. Ne keto kushte, duke patur parasysh krizen, lek i madhe do hidhet nga klientet ne zgjedhje, ne kembim te flukseve te ardhshme te cashit nga Qeveria, e cila ne kohe krize eshte me e fuqishme se kurre se kontrollon cash-in. Cash is king.

Extra: Ne kushte normal, por edhe ne kushtet aktuale sidomos, kur ndeshja eshte shume e pabarabarte, Opozita ka shance te vij ne pushtet nese njerezit dalim ne shumice ne zgjedhje. Ne te kundert, mospjesmarrja favorizon gjithemone pushtetin.

PS: Si rrjedhoje duhet nje diskutim real qe situata e Covid, te mos perdoret per te dekurajuar pjesemarrjen ne zgjedhje. Qytetareve i duhet dhene mundesia e lehte dhe e sigurt per te marre pjese ne zgjedhje. Infrastruktura per kete duhet menduar qe tani.

more recommended stories

loading...