Jemi sulmuar nga Akademia e Shkencave. Ata që notojnë sot, janë “plehra akademike”

Në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora studiuesi Albert Gjoka tha se janë sulmuar nga Akademia e Shkencave duke i quajtur “plehra akademike”.

Gjoka: Nuk e dija që ish-partia e Punës njerëzit i kishte përgatitur edhe për të notuar në demokraci. Unë këta persona i kam përcaktuar si “plehra akademike”. Po e them haptazi këtë. Kur kemi botuar një libër mbi albanologjinë, jemi sulmuar nga persona brenda Akademisë së Shkencave. Këta donin patjetër që pas dy vitesh punë kolosale përkthimi që të mos botohej dhe që ky libër të mos kishte rëndësi.