Dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli lë në burg Adiolën

Adiola Lakra, vajza që u akuzua se nxori në pritë Hekuran Billën të ekzekutuar 11 qershor, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçaren, e cila dyshohet se u përdor si “karrem” për të nxjerrë në pritë Billën me të cilin ishte dhe në lidhje dashurie.

Lakra nuk ka pranuar të jetë përfshirë në ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore, e megjithatë togat e zeza mbi bazën e provave që disponojnë kanë vendosur ta lënë në qeli