Prej 8 vitesh janë mbytur protesta, janë mbytur zëra që kanë qenë kundër qeverisë


Nga Isa Myzyraj

Prej më shumë se 8 vitesh (kaq mbaj mend mirë unë) në vendin tim, liria është vrarë e mbytur, dhe pak kush ka folur për lirinë në vetvete.
Këtu janë mbytur protesta, janë mbytur zëra që kanë qenë kundër qeverisë, janë vrarë shpresat se “do të bëhet mirë”
Këtu ka pasur arrestime,një dhunë e paprecedentë e shtetit ndaj qytetarit prej vitesh me radhë.
Këtu ka kohë që liria është e pamundur, dhe të dalësh sot, në mes të një pandemie që ka gjunjëzuar njerëzimin, e të thuash “po na marrin lirinë” më duket bash idiotësi, dhe dashakeqësi.
Po liria është kufizuar,, në çdo shtet të globit, dhe ne nuk mund të lejojmë që ky kufizim të rrëshaqë në fashizëm dhe terror ndaj qytetarëve, por po, unë pranoj që të heq dorë me vullnetin e plotë nga një pjesë e lirisë sime, derisa kjo situatë të vihet në vijë.
Për ata që lehin “liria” “liria” “liria” bëjnë mirë të heshin, siç kanë heshtur tash e më shumë se 8 vite më parë.