Zogu i Tiranës Merr dhurata luksoze nga miqtë misteriozë

Moderatori Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” feston sot ditëlindjen.

Ai ndodhet në arrest shtëpie, por megjithatë në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar surprizat nga njerëzit e dashur.

Hermesi është surprizuar që në mesnatë nga miqtë e tij, me të cilët ka festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Miqtë i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, si dhe dhurata të shumta luksoze.