Qytetarët mund të lëvizin drejt Maqedonisë dhe Kosovës me makinë, por ja çfarë thotë policia

Policia e Shtetit informon qytetarët lidhur me mundësitë e tyre për të udhëtuar jashtë vendit dhe situatën në pikat kufitare. Sikurse bëhet me dije në njoftimin e Policisë së Shtetit, shqiptarët mund të lëvizin pa kufizime apo kërkesa specifike vetëm në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që vijojnë të mbeten të mbyllur kufjtë për udhëtimin në zonën Shengen.

Sipas njoftimit të policisë drejt Malit të zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negative.

Ndërsa me Greqinë lejohet kalimi vetëm për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

Zona shengen vijon të mbetet e ndaluar për shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.