

Sot, përkujtojmë 90–vjetorin e ndarjes nga jeta të patriotit, veprimtarit të Rilindjes Kombëtare, poetit dhe dramaturgut Andon Zako Çajupi
Andon Zako Çajupi u lind më 26 mars të vitit 1866 në Sheper të Zagorisë. I ati, Harito Zako, ishte një tregtari duhani i cili punonte në Kavallë dhe në Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar, Çajupi, nga emri i një mali në krahinën e Zagorisë. Mësimet fillore i mori në shkollën greke në Nivan të Zagorisë. Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studioi frëngjisht për pesë vite. Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avoketër të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë në Zvicër, ku Çajupi shkoi më 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vite në këtë disiplinë. Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij: “Përralle nga e kaluara” dhe “Pas vdekjes”, shkruar më 1910, botuar më 1937. “Pas vdekjes” është një komedi politike. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia “Burri i dheut” (botuar më 1937), pastaj poema epope “Baba Musa Lakuriq”, si dhe shumë vepra të tjera.
more recommended stories
1946| Telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi: Nesër do vi në Tiranë, për gjithë natën të vihen flamujtë e Jugosllavisë, përgatitni mikrofonat
Dokumentet origjinale| 111-vjeçarja shqiptare, merr shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti i SHBA
David Bellos – PSE DUHET TA LEXOJMË ISMAIL KADARENË?
Si u vra Çerçiz Topulli dhe Mustafa Qulli nga ushtarët malazezë dhe roli i Grekëve në këtë krim