Astrit Lulushi – Shëndet, pastërti

Shëndet

Njeriu i ngjan atij që ka humbur në pyll. Ndjen uri e rraskapitje dhe ulet rrëzë një peme. Vetmia e tij lehtësohet nga iluzionet. Për shkak të dobësisë trupore e të mendjes imagjinata e rrethon, ndërsa beson se çfarë sheh është realiteti. Kur shëndeti na lë, ne kërkojmë mbrojtje nga një shoqëri e ngjashme ëndërrash zgjuar dhe kuptojmë se kurrë nuk jemi vetëm, si në mot të ftohtë, kur Dielli duket se bëhet dy, por vetëm pjesa që ngroh është e vërtetë.
E keqja është larg nga të qenit vetëm.
Pafajësia dhe dobia e Natyrës – dielli, era, shiu, vera, dimri – janë shëndet dhe një gëzim të tillë njeriu e përballon, sepse e gjithë natyra preket, shkëlqimi i diellit venitet, erërat psherëtijnë njerëzishëm, retë bien lotë, pyjet derdhin gjethet dhe një perde zie bie në mes të verës.
Cila është pilula që e mban njeriun mirë, të qetë, të kënaqur? Mjekësia natyrale, e cila ka mbajtur veten gjithnjë të re, ka mbijetuar aq shumë herë, duke u ushqyer me barëra të skaduar dhe ajër të mëngjesit.
Një shkop rreth të cilit një gjarpër, përdoret si simbol i mjekësisë. Sipas mitologjisë, ati i mjekësisë ishte Aesculapius, që kishte dy bija Higjenën perëndeshë e shëndetit; dhe Panaceian perëndeshë e shërimit ose pacientit. Por ishte Hebe a Hybe (bija e Zotit) – romakët e quanin Juventa – mbajtësja e kupës prej së cilës Perënditë kishin besim të pinin barëra a barnat për t’u rinuar – e vetmja zonjë plotësisht e shëndetshme që shëtiste globin, dhe kudo që ndalej ishte pranvera.

***

Pastërti

Supojmë që njeriu nuk është kafshë, vetëm sepse flet e arsyeton. Por ai është i vetëdijshëm se një kafshë brenda tij jeton, e cila zgjohet e rritet në përpjestim me shkallët që ngjit, sa më lartë aq më kafshë bëhet, dhe nuk mund të dëbohet tërësisht. Ndodh si me mikrobet, të cila, edhe kur njeriu është i shëndetshëm, ato pushtojnë trupin tij; njeriu mund të gëzojë shëndet të mirë, por jo të pastër. Kush e di se çfarë jete do të rezultonte nëse do të ishim të pastër? Ndoshta jeta nuk do ishte as më e mirë, as më e keqe, ose nuk do të quhej me emrin që e thërrasim.
Dëlirësia është tjetër gjë; është lulëzimi i njeriut; dhe ata që quhen Gjeninj, Heronj, Shenjt dhe të tjerë të ngjashëm, nuk janë veçse lulet që ia dalin mbanë të bëhen fruta. Nëse njeriu është mishërim i Krijuesit, atëherë, kafsha brenda vetes vdes dita ditës; për shkak të natyrës inferiore dhe brutale, vetë kafsha tërhiqet, por lë pas gjurmë vesesh, si në rastet kur vetë jeta bëhet turpi.
Sa i lumtur është njeriu që u ka treguar vendin bishave që shkurajojnë mendjen; ai mund të përdorë një kafshë, por nuk është gomar për të gjithë të tjerët. Njeriu tjetër bëhet pjesë e turmës që ka kafshën brenda dhe nxitet me tërbim të përkeqësuar. E gjithë ndjenja është një, megjithëse merr shumë forma. Është e njëjta gjë me një njeri i cili ha, pi, bashkëjeton, ose fle për të jetuar. Ai ka vetëm një oreks, dhe i duhet të shohë një person tjetër të bëjë ndonjë nga këto gjëra për të ditur se sa e madhe është ndjenja e tij.
Papastërtia as qëndron e as nuk ulet së bashku me pastërtinë. Kur kafsha sulmohet në njërën anë, ajo e tregon veten në anën tjetër. Nëse njeriu do të ishte i dëlirë, duhet të jetë i butë i sjellshëm. Kemi dëgjuar për këtë virtyt, por nuk e dimë se çfarë është. Ne flasim konform me thashethemet që kemi dëgjuar. Nga ushtrimi i mendjes vijnë mençuria dhe pastërtia; nga plogështia vijnë padituria dhe papastërtia, zakon i mendjes së ngadaltë a të përgjumur. Një person i papastër është në përgjithësi përtac, që ulet të pushojë pa qenë i lodhur, dhe përpiqet të pengojë sa më shumë të tjerët që mendojnë se Natyra është e vështirë për tu kapërcyer, por ajo duhet të tejkalohet duke hyrë nëpër ‘të.