SPORT| Hidhet shorti për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

Të premten në Nion është hedhur shorti i Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës, për pjesën e mbetur të saj, ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale. Të gjitha ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampione do të luhen në Portugali. Fillimisht në datat 7 dhe 8 gusht do të luhen ndeshjet kualifikuese, të kthimit, Real Madrid – Manchester sity e Olimpik Lion- Juventus, si dhe Napoli- Barcelona e celsi- bajern mynih të pazhvilluara për shkak të pandemisë koronavirus. Fitueset e këtyre çifteve do të përballen me njëra-tjetrën në çerekfinale. Ndërsa janë të caktuara dy çerekfinalet e tjera: Lajpcing- Atletico Madrid dhe Atalanta – PSG. Çerekfinalet do të luhen nga 12-15 gusht. Po kështu janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve. Fituesi i cerekfinales së parë do të përballet me fituesin e cerekfinales se trete. Ndërsa fituesi i cerekfinales se dyte do të përballet me fituesin e cerekfinales se katert. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në 18 dhe 19 gusht. Ndërsa finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në 23 gusht në Lisbonë.

Do të jetë Gjermania ajo që do të presë çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen Ligës së Evropës. Por për të arritur deri aty, fillimisht do të luhen ndeshjet e kthimit, të prapambetura të fazës së 16-shes. Vetëm Getafe – Inter dhe Roma – Sevilja do të luajnë një ndeshje, pasi nuk kam mundur ta luajnë takimin e parë, për shkak të mbylljes nga pandemia koronavirus. Këto ndeshje do të luhen në data 5 dhe 6 gusht. Në datat 10 dhe 11 gusht do të luhen ndeshjet çerekfinale ndërsa në 16 dhe 17 gusht do të luhen ndeshjet gjysmëfinale. Finalja e Ligës së evropës do të luhet në Këln në 21 gusht.