Ndihen sërish lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Korçë vetëm pak minuta më parë, duke krijuar panik tek banorët. Tërmeti me epiqëndër në Korçë me magnitudë 2.7 dhe 2 km thellësi, ndërkohë që nuk raportohet për dëme materiale.

Sakaq rajoni juglindor është tronditur edhe në mesditë nda një tërmet. Sipas ESMC lëkundjet me magnitudë 3.2 rihter e kanë pasur epiqendrën 7 km në perëndim të Ersekës, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat e tjera përreth qytetit të Korçës, por nuk raportohen dëme.