Ministria e Shëndetësisë mbyll pishinat në vend, i konsideron si vatër infektimi

Ministria e Shëndetësisë mbyll pishinat në të gjithë territorin e vendit si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me Covid-19. Megjithëse pishinat konsideroheshin si aktivitete me risk të lartë infektimi ato u lejuan të hapeshin në momentin kur u bë dhe dalja nga izolimi. Rritja e personave të infektuar këto javët e fundit e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që të ndërmarrë një veprim të tillë ditën e sotme. Urdhëri është i obligueshëm për të gjitha pishinat në të gjithë territorin e vendi deri në një njoftim të dytë nga ana e ministrisë.