19 qershor, Damian Gjiknuri: PS nuk është për lista të hapura. Do jetë korruptiv


Që qëllimi i Edi Ramës për të prishur rregullat e lojës për të manipuluar zgjedhjet është i konfirnuar edhe nga zyrtari më i lartë i PS për çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Ja çfarë thoshte më 19 qershor:
“Opozita brenda në Parlament ka insistuar tek listat e hapura. Ne si mazhorancë nuk kemi qenë për lista të hapura. Mund të vijë një moment kur do të pendohen për listat e hapura. Shiko Kosovën, si zhvillohen zgjedhjet në Kosovë. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë që nuk do jua marrë mendja, Demokracia popullore sjell edhe produkte që nuk pëlqehen. Kjo sjell destabilitetin. Kosova nuk bën dot qeveri. Ne nisemi vetëm nga një situatë e caktuar politike”, tha Gjiknuri gjatë emisionit “Kapital” në “Vizion Plus” ne 19 Qershor.