Vjedhja e Shekullit| Milot-Fier: Të ardhurat e koncesionarit deri në 2040 mbi 1.7 miliardë euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi pas rreth dy javësh nga shpallja zyrtare e procedurës në një aktivitet të posaçëm garën për rrugën Milot-Fier. Në objekt të kontratës do të jetë “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier”. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me kontratat të mëparshme të bëra publike(rasti më i fundit Aeroporti i Vlorës që ka mbetur pezull) shteti ka marrë përsipër të garantojë trafikun e munguar në këtë seksion rrugor.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për konceisonarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro. Konceisoni ka nje afat 35 vjecar por trafiku do te garantohet per me pak se gjysmen e viteve te operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti