Maliqi: Jemi 11 deputetë që do votojmë reformën zgjedhore

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar të enjten pasdite për mediat se janë 11 deputetë të opozitës që do të votojnë “Pro” Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Maliqi u shpreh se “jemi shumë të vonuar sa i përket Reformës Zgjedhore.” Mes të tjerash ai shtoi po ashtu se opozita në Kuvend nuk është e blerë nga kryeministri Edi Rama.

“I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale”, tha ai.