Kujtim Gjuzi: Ruçi na ka dhënë fjalën që zgjedhjet nuk do vidhen

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se kreu i Kuvendit i ka dhënë fjalën se do të bëhet kodi më i mirë i mundshëm për të mos u vjedhur zgjedhjet.

Gjuzi: Duan që të vjedhin zgjedhjet. Ne jemi aty për të ruajtur që kjo të mos ndodhë. Rama i ka mbyllur përgjegjësitë e vetës, së bashku me ilir Metës. Përgjegjësia është e Gramoz Rucit. Ai na ka dhënë fjalën se do të bëjmë kodin më të mirë të mundshëm për të mos u vjedhur zgjedhjet. Nëse vidhen zgjedhjet, ne jemi 8 kryetarët partish që do ta maturojmë me shumë kujdes votën tonë, edhe nën një trysni diplomatike.