Dr. Dasho: Të testohet çdo person që shfaq simptoma, të gjithë jemi të rrezikuar nga Covid

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho është shprehur se situata e pandemisë nuk duhet të përdoret politikisht, është e rëndësishme që të gjithë të jemi të vëmendshëm pasi koronavirusi është mes nesh.

Dasho nga studio e “Abc-së së Mëngjesit”, ka theksuar se gjithashtu se është i rëndësishëm rritja e numrit të testimeve pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund që autoritet të kontrollojnë përhapjen  e infeksionit në komunitet.

Pandemia është përdorur politikisht, dhe në kohën që pesha e virusit ishte minimale, kishim autoritetet që dilnin në publik dhe mburreshin por që në të vërtetë ishte një agresion politik për qytetarët. Nuk dua që të komentoj ngjarjet politike, por si mjek jam i keq ardhur që në vend që shëndeti i qytetarët të jetë në plan të parë vihet prioritet qëllimet politike.

Mungesa e testimit ka shumë probleme, nëse personi nuk testohet kur ka shenja të lehta të humbet mundësia për ta kapur në kohë sëmundjen, duke e kapur me vonesë sëmundjen ne shkaktojmë dëm të qytetarët, duke mos u testuar personi që ka shenja të vogla atëherë do të kemi një përhapje, duke mos testuar epideminë ne nuk njohim gjendjen e marrim dot masa dhe nuk e kontrollojmë dot situatën. Janë dështim politikash, strategjish dhe kohe.

 Është e turpshme të mendosh që dhe sot të është vetëm urgjenca por duhet të ishte sistemi i mjekut  të familjes, i cili duhet të kishte një program që të komunikonte me pacientët e tij, pa u takuar me qytetarët, por trajtim përmes telemjeksisë përmes mjekut të familjes që duhet të ishte dhe baza sot [për kapjen në kohë të hershme. Nuk ka pse të shqetësohet urgjenca në çdo rast pasi një gjë e tillë mund ta bënte më së miri mjeku i familjes”, është shprehur eksperti.

Ndër të tjera eksperti i Shëndetit Publik ka theksuar se një tjetër problem në lidhje me këtë është dhe komunikimi me publikun që duhet të jetë sa më transparent. Gjithashtu ai ka bërë thirrje që të dënohen të ashtuquajturit ekspertë që përhapin informacion të rremë për publikun.

Problem tjetër është se nuk ka pasur komunikim me publikun, nuk mund të komunikohet përmes studiove televizive, pasi në këto studio ka dhe shumë personazhe të tjerë që duke lexuar në Google ka shumë persona që bëjnë si ekspertë. Covid ekziston dhe është i rrezikshëm për pacientë që janë mbi 65 vjeç dhe për personat me sëmundje të tjera, Covid nuk kursen askënd por te personat me moshë të re mund të kalohet më shpejt.

Të vendosësh në pikëpyetje nëse ekziston ose jo Covid duhet të veprojë ligji, dhe nëse në një studio televizive ka mesazhe të tillë që nuk ekziston duhet apo jo maska, këto media duhet të ndërshkohen se është disinformimim për publikun. Ne do na shpëtojë respektimi i masave mbrojtëse, vaksina dhe imuniteti që do të bëhet pas disa muajsh”, tha Dasho.