U kap si i dyshuar në vrasjen e 2 biznesmenëve. Gjykata nxjerr nga qelia 21-vjeçarin

Gjykata e Kurbinit ka liruar nga burgu Kreshnik Tushën, i dyshuari për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

21-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ekzekutimin. I riu përfundoi i plagosur në Spital natën e atentatit, por nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Në pranga për vrasjen e dyfishtë përfunduan Eduart Lamaj, i akuzuar si ekzekutor dhe Ilir Lika si bashkëpunëtor. Nga ana tjetër, në kërkim janë Klaudio Perkola dhe Olti Vlashi.