

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15000 paund.
Procedohet penalisht poseduesi i tyre.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.
Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.
more recommended stories
Shefi që mbikëqyr Zërin e Amerikës jep dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Joe Biden
Rudina Hajdari bën gafën epike: Ju nuk jeni të vjedhur!
Pa energji elektrike disa zona të Tiranës. Biznesi dëmtohet rëndë
Zbardhet dosja dhe dënimet, emri i bosit mirditor me 18 makina dhe biznese 5 mln euro. Lidhje me politikanë