Qeveria britanike ul taksat për ushqimin dhe akomodimin në turizëm, nga 20% në 5%

Qeveria britanike ul taksat për ushqimin dhe akomodimin në turizëm, nga 20% në 5%. Po ashtu, për qytetarët që konsumojnë vakte jashtë nga e hëna deri të mërkurën, do iu paguhet 50% e faturës. Masa të marra sot, për të mbështetur ringritjen e bizneseve e për të nxitur rikthimin në normalitet (nëse mund të quhet kështu). Masat do vijojnë për 6 muaj!
Ndërkohë në Shqipëri: Paguajmë 110 milionë euro detyrimet për nje gjyq të mistershëm. Marrim Eurobond para e pas pandemisë, 500 e 650 milionë euro. Veç perandorit dhe superministrit, askush nuk e di ku përfundojnë!

Nga Edlira Gjoni