Huawei publikon raportin e qëndrueshmërisë për 2019-ën


Kompania mbështet stabilitetin e rrjetit dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme së bashku

Huawei publikoi të martën Raportin e Qëndrueshmërisë për vitin 2019. Raporti shpjegon progresin që Huawei ka bërë në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë së rrjetit, zvogëlimin e emetimeve, përgjigjen ndaj ndryshimit të klimës, zbatimin e planit të tij të veprimit të përfshirjes dixhitale TECH4ALL dhe mbështetjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara gjatë vitit të kaluar.
Mbështetja e stabilitetit të rrjetit mbetet një pjesë e madhe e përgjegjësisë sociale dhe misionit të Huawei-t. Gjatë emergjencave të tilla si tërmetet, tajfunët, cunami dhe madje edhe konfliktet e armatosura, punonjësit e Huawei-t mbeten të angazhuar për të rivendosur rrjetet e komunikimit dhe për të mbështetur funksionimin e qetë të rrjetit. Në vitin 2019, Huawei ruajti disponueshmërinë e rrjetit gjatë më shumë se 200 ngjarjeve të mëdha dhe fatkeqësive natyrore.
“Gjatë vitit të kaluar u përballëm me sfida të cilat nuk i kishim hasur kurrë më parë dhe qëndruam të fortë,” tha Liang Hua, Drejtues i Huawei. “Kemi punuar ditë e natë për të siguruar vazhdimësinë e biznesit dhe shpërndarjen në kohë të produkteve e shërbimeve për klientët tanë. Kemi ndihmuar funksionimin e rrjeteve me vlerë qindra miliarda dollarë në më shumë se 170 vende. Sigurimi i funksionimit të qëndrueshëm të këtyre rrjeteve dhe ofrimi i teknologjisë më të mirë të disponueshme për njerëzit, nuk është vetëm qëllimi ynë, por është parimi kryesor i përgjegjësisë sonë sociale.”
Huawei gjithashtu bëri të ditur objektivat e saj afatmesëm dhe afatgjatë për uljen e emetimeve të karbonit, dhe energjinë e rinovueshme, si dhe përparimin e saj në 2019.
Duke punuar drejt uljes së emetimeve, efikasiteti i energjisë së produkteve kryesore të Huawei-t u përmirësua deri në 22%. Në vitin 2019, Huawei përdori 1.25 miliardë kWh energji të pastër, që është e barabartë me uljen e 570,000 ton CO2.
Kompania është e angazhuar të maksimizojë përdorimin e burimeve gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit. Për shembull, 86% e produkteve të kthyera në kompani u ripërdorën, dhe vetëm 1.24% e tyre u hodhën.
Huawei po punon gjithashtu për të përdorur më shumë energji të rinovueshme. Impiantet fotovoltaike (PV) të ndërtuara në kampuset Huawei kanë një kapacitet të kombinuar prej 19,35 MW dhe gjeneruan 13.57 milion kWh energji elektrike në vitin 2019. Kompania po aplikon gjithashtu zgjidhjen e saj inteligjente të PV-së në një shkallë më të madhe, siç është në impianti i PV 300 MW në Provincën Jujuy të Argjentinës. Kjo PV prodhon 660 milion kWh energji në vit, e cila është e mjaftueshme për të furnizuar 160,000 shtëpi.
Huawei është e përkushtuar të çojë më tej përfshirjen digjitale dhe ta bëjë teknologjinë digjitale të arritshme për të gjithë. Në vitin 2019, kompania nisi zgjidhjen RuralStar Lite, e cila zvogëlon shumë kostot e ndërtimit dhe lidh më shumë se 40 milionë njerëz në vende të largëta. Zgjidhja ofron lidhje në të gjitha llojet e terreneve siç janë fushat, rajonet kodrinore, shkretëtirat dhe ishujt. Huawei ka punuar gjithashtu me partnerët e saj për të ndërtuar klasën e lëvizshme digjitale DigiTruck, e cila ka siguruar trajnime të aftësive digjitale për afro 800 kenianë që jetojnë në rajone të largëta. Në Shtator të 2019-ës, Huawei nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën Rajonale të UNESCO-s për Afrikën Lindore. Të dy palët do të punojnë së bashku për ta çuar DigiTruck në më shumë vende dhe për t’i bërë aftësitë digjitale të arritshme për të gjithë afrikanët.
Huawei tha në raport se Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit do të luajë një rol të rëndësishëm në arritjen e SDG-ve të Kombeve të Bashkuara dhe i bëri thirrje të gjithë industrisë që të punojë së bashku për të promovuar zhvillimin socioekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e njerëzimit.
“Huawei beson në hapje dhe bashkëpunim për sukses të përbashkët. Ne po punojmë me partnerë të industrisë siç janë furnitorët tanë, për të ndërtuar një ekosistem të zhvilluar të industrisë”, tha Tao Jingwen, anëtar bordi dhe Kryetar i Komitetit CSD të Huawei-t. “Ne jemi plotësisht të sigurt se mund t’i kapërcejmë këto sfida. Pa dyshim që do qëndrojmë të fokusuar duke krijuar vlera për klientët tanë dhe komunitetin e gjerë global.”
Raporti i Qëndrueshmërisë së vitit 2019 mund të gjendet duke ndjekur linkun: http://www.huawei.com/en/sustainability/sustainability-report

Rreth Huawei
Huawei është ofrues kryesor global i infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe pajisjeve inteligjente. Me zgjidhje të integruara në katër fusha kryesore – rrjetet e telekomit, IT, pajisjet inteligjente dhe shërbimet cloud – ne jemi të angazhuar të sjellim teknologjinë te çdo person, shtëpi dhe kompani për një botë plotësisht të lidhur, inteligjente.
Portofoli i produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të Huawei-t janë të sigurta dhe konkurruese. Përmes bashkëpunimit të hapur me partnerët e ekosistemit, ne krijojmë vlera të qëndrueshme për klientët tanë, duke punuar për të fuqizuar njerëzit, pasuruar jetën në shtëpi dhe frymëzuar novacionin në organizata të të gjitha formave dhe madhësive.
Për Huawei-n, novacioni përqendrohet te nevojat e klientëve. Ne investojmë shumë në kërkimet themelore, duke u përqendruar në përparimet teknologjike që e çojnë botën përpara. Kompania ka si pjesë të saj rreth 194 mijë të punësuar në më shumë se 170 vende dhe rajone. E themeluar në vitin 1987, Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj.
Për më shumë informacion mund të vizitoni Huawei-n online në www.huawei.com ose na ndiqni në:
http://www.linkedin.com/company/Huawei

http://www.facebook.com/Huawei
http://www.google.com/+Huawei
http://www.youtube.com/Huawei