Dje u arrestua, sot u lirua. Reforma në drejtësi shpëton edhe Kajmakun

etëm një ditë pasi u arrestua në spital, Gjykata e Apelit ka liruar ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Trupa Gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elona Tora, Albana Lluri dhe Zengjine Sallaku kanë ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitje”. Ka qenë vetë organi i akuzës që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.