Aktori Johnny Depp: Deri në moshën 14 vjeçare i kisha provuar të gjitha drogat

Aktori hollivudian, Johnny Depp, ka treguar se ka provuar çdo drogë që ekziston qëkur ishte 14 vjeçar, se ka shkatërruar një dhomë hoteli në vitin 1995 në prezencë ish-të dashurës Kate Moss, si dhe për miqësitë me “djemtë e këqij të Hollywoodit”, Keith Richards e Marilyn Manson.

Rrëfimet e aktorit të filmit “Piratët e Karaibeve” erdhën pas pohimit se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj ish-gruas së tij Amber Heard. Mes të tjerave ai tha se kur ishte adoleshent ishte aq i varur nga drogat saqë njëherë piu tabletën e nënës së tij për nervat për t’u qetësuar, raporton TCH.Ai tha se muzikanti i grupit “Rolling Stones”, Keith Richards, ishte një “mik dhe një ikonë” dhe se gjithashtu kishte miqësi me shkrimtarin e njohur amerikan, Hunter S Thompson dhe këngëtarin e rokut, Marilyn Manson, me të cilin pranoni se kishin marrë droga së bashku.

58-vjeçari tregoi sesi kishte shkatërruar një dhomë hoteli në Neë York në vitin 1995 para të dashurës së atëhershme, Kate Moss, duke shkaktuar 10.000 dollarë dëme.

“Gjithmonë kam qenë i interesuar te anti-kultura ashtu si shumë nga heronjtë e mi të letërsisë, si (Geoffrey) Chaucer që ishte i varur nga opiumi apo Thomas De Quincey”, ka thënë Depp kur është pyetur për drogat.