Shpërthen Ilir Beqja, sulmon Bankat e nivelit të Dytë dhe ministren Manastirliu

Një nga pasojat e Pandemisë Covid 19 në sistemin financiar është kreditimi i ulëti ekonomisë. Kjo situatë ka ndikuar në përkeqësimin e bilanceve, duke rritur rrezikun e kredisë dhe duke ulur dëshirën për të dhënë kredi nga ana e sektorit bankar . Në këto kushte ekonomia ka nevoje për kredi, për ta çuar përpara atë, por duket se bankat janë disi te ngurta dhe mosbesuese, duke shtrënguar kredinë dhe duke shtuar kushtet për ta përfituar atë. Deputeti socialist, Ilir Beqaj, i ftuar në studion e rtsh 24, tha se sistemi bankar po kujdeset më shumë për veten se për qytetarët dhe biznesin. Sistemi bankar po shpëton veten, pa u kujdesur për gjithë ekonominë. Është e vërtetë që është shtyrë afati i këstit të kredisë, por jo data fundore, pra është ngjeshur kredia. Këta banka presin që në shtator ekonomia të lulzojë?

“Një nga gjërat që nuk lejohen sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë janë pishinat”, por sipas Beqas “udhri nuk zbatohet sepse pishinat e hoteleve janë plot në fundjavë. Ka ngjeshje shumë të madhe, në kundështim me rregullat e vendosura. Kemi një siklet shumë të madh, thotë Beqja, trupa mjekësore po lodhet. Kanë 16 java që punojnë nga 12 orë në ditë:.