Shehaj darkë me Salvinin dhe Andrea Bocelli: Janë gati të na ndihmojnë…

Ish deputeti i Partise Demokratike i qarkut Vlore, sipermarresi i suksesshem Agron Shehaj ka darkuar me personalitete italiane te artit dhe politikes italiane. Lajmi jepet vet nga z.Shehaj ne rrjetin social FB teksa shkruan se : “Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë”

Statusi i Agron Shehaj ne FB

Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini. Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të këpërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite. Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë.