“…nuk gabonte asnjëherë kur e largonte nga PD“

Berisha gabonte kur sillte një të ri në PD dhe nuk gabonte asnjëherë kur e largonte nga PD“.

Kjo thënie i atribuohet gazetarit Lutfi Dervishi që cilësonte si pozitive dikë që largohej nga Berisha, pasi i kishte sjellë në parti pa meritë, pa ndonjë kontribut dhe sa herë provoheshin në “detyra publike” aq shumë banal tregoheshin. Gazetari Dervishi thuhej se i referohej largimeve/përjashtimeve të S. Ngjelës, A. Vasjarit, S. Ballës, M. Nanos e shumë të tjerëve që Berisha i kishte kooptuar në PD, pas asnjë meritë në bazë apo politikën vendore.
Dhe duket se ishte e “drejtë” që i përjashtonte nga PD sa herë këta dhe të tjerë dështonin në komunikimin publik dhe profesional.
Me sa duket, kjo thënie vlen edhe për Bashën, si mallkim i politikës së burimeve njerëzore të PD, që ngre në qiell njerëz që në provën e parë dështojnë, dhe kur largohen nga rrethi i pushtetit përdorin facebook si frëngji për të shënjestruar shtëpinë me gurë e fishekë manovër.

Basha duhet të thyejë mallkimin e Berishës në kooptime dhe të kthejë meritën e rrjeshtit dhe kontributeve, sipas takatit dhe mendjes.

Proçesi jo epik i përzgjedhjes së kandidatëve me paraelimintatore është rruga më e pa shkelur në PD dhe i takon lidershipit të PD të jetë garant i një proçesi jetik për demokracinë reale në vend.