Me 7 vota pro, Sokol Sadushi zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi u zgjodh zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë ditën e sotme. Ai u zgjodh me 7 vota pro.

Deri në zgjedhjen e kreut të Gjykatës së Lartë ai do të ketë kompetencat e drejtuesit.

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për procedurën e zgjedhjes së Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate.

Pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të 3 gjyqtarëve dhe të 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote u zgjodh me unanimitet me 7 vota Sokol Sadushi në postin e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë.