Italianët kapin 14 tonë mbeturina nga Norvegjia për Durrës

• Elektroshtëpijake të përdorura të të gjitha llojeve dhe madhësive (makina larëse, pjatalarëse, furra, televizorë, etj.) si dhe pajisje të përdorura dhe komponentë të ndryshëm elektronikë (nga droni te kufjet),

Mediat italiane njoftojnë se më 7 korrik 2020, Roja e Financës e Barit, bashkë me doganierët, gjatë një kontrolli në port sekuestroi një ngarkesë të madhe mbeturinash elektroshtëpijakesh, përbërësish elektronikë, duke denoncuar personin përgjegjës.
U zbulua një ngarkesë e konsiderueshme pajisjesh shtëpiake të përdorura të të gjitha llojeve dhe madhësive (makina larëse, pjatalarëse, furra, televizorë, etj.) si dhe pajisje të përdorura dhe komponentë të ndryshëm elektronikë (nga droni te kufjet), me peshë mbi 14 tonë, shumica të ruajtura brenda një rimorkioje.
Mallrat, që vinin nga Norvegjia, transportoheshin në një kamion me targë maqedonase, transit në portin e Barit dhe pastaj në drejtim të Durrësit. Veprimtaria operative çoi në sekuestrimin e gjithë ngarkesës dhe rimorkios së përdorur, për drejtim dhe trafik të paligjshëm të mbeturinave; u denoncua drejtuesi i mjetit.

Thanas Mustaqi

Burimi:  https://bari.ilquotidianoitaliano.com/cronaca/2020/07/news/bari-al-porto-con-lautocarro-pieno-di-elettrodomestici-usati-sequestrate-14-tonnellate-di-rifiuti-diretti-in-albania-279344.html/