“Garancitë ligjore për të miturin e dënuar me heqje lirie “


Laura Skenderas

Momantalisht, Shqipëria gjendet në kushtet e mungesës së një gjykate speciale e cila të këtë si kompetencë ekskluzive të saj , zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiko-penale të të miturve në konflikt me ligjin , ndaj cështjet penale me të pandehur të mitur , aktualisht shqyrtohen në sesione të vecanta të krijuara pranë gjykatave . Sikurse ligji procedural parashikon, këto seanca gjyqësore , qoftë kur i pandehuri është i mitur, apo edhe kur i mituri është viktima, zhvillohen me dyer të mbyllura. Megjithatë, momenti që ka rëndësi, vec procësit gjyqësor dhe elemëntëve të tij, është dhënia e vendimit nga gjykata dhe ekzekutimi i tij në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale . Kur i mituri i cili sipas parashikimeve të pjesës së përgjithshme të ligjit material penal, ka mbushur moshën e kërkuar për përgjegjësi penale (14 vjecare për krime dhe 16 vjecare për kundërvajtje penale) , ndaj tij mund të jepët një vendim penal i formës së prerë i cili në përputhje me veprën penale të konsumuar , e dënon atë më heqje lirie. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur , bëhet garant për respektimin e një sërë procedurash për ekzekutimin e këtij vendimi dhe vuajtjen e dënimit me burgim, duke garantuar një trajtim të dënuarit në përputhje me kushtet e tij psikologjike dhe sociale si kategori e vecantë shoqërore , që gëzon edhe mbrojtje të posacme.
Duhet theksuar se në cdo rast, i mituri në konflikt me ligjin , mund të marrë masa alternative të dënimit me burgim, duke qenë se ky i fundit konsiderohet si masa e fundit më ekstremja që mund të merret . Në vetvete qëllimi i dënimit të të miturit nuk duhet të shihet vetëm një plan , pasi ai synon vec të tjerash risocializimin e të miturit, rehabilitimin e tij në institucionet e vuajtjes së dënimit, riintegrimin e tij pas përfundimit të dënimit ,si edhe parandalimin që i mituri në të ardhmen të ketë shanse të kthehet ne recidivist e të kryeje vepra penale të ngjashme ose të njëjta . Gjatë gjithë procesit të dënimit me heqje lirie të të miturit, si garanci themelore që i ofrohet atij është asistenca psikologjike , kujdesi dhe mbikqyrja nga profesionistë të fushës. Ajo që vlen të përmendet , është se për të miturin parashikimet ligjore, si kategori speciale që është, janë të ndryshme sa i takon dënimit me burgim, në krahasim me parashikimet që bëhen për të rriturit. Së pari , një i mitur mund të dënohet me heqje lirie , vetëm nëse ai është autori i një vepre pënale për të cilën legjislacioni shqiptar (Kodi Penal), parashikon për veprën penale të konsumuar një dënim në minimum me 7 vjet burg dhe ky dënim është i nevojshëm për shkak të vëtë natyrës së veprës pënale, rrezikshmërisë shoqërore që ajo paraqet dhe shkallës së fajësisë së autorit të mitur. Natyrisht që garanci ekstra për të miturin në procës ka parashikuar Kodi Penal në pjesën e tij të përgjithshme dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, të cilët parashikojnë se në cdo rast ndaj të miturit dënimi i dhënë nuk duhet të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer . Megjithatë, duke marrë në konsideratë faktin se një pjesë e konsiderueshme e veprave penale, parashikojnë dënim deri nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm , ligji material është treguar sërisht i kujdesshëm , për të shtuar garancitë e të miturit të dënuar me heqje lirie, duke u shprehur kështu , se në cdo rast masa e dënimit nuk duhet të jetë më shumë se 12 vjet burgim. Nuk duhet harruar se përballë cdo rasti është gjykata ajo e cila qoftë ex officio, qoftë me kërkesë të të pandehurit, merr në konsideratë edhe kushte e rrethana të tjera psikologjike e sociale në caktimin e dënimit. , duke konsideruar këtu shkallën e tij të pjekurisë, nevojshmërinë për arsimim gjatë vuajtjes së dënimit me burgim , formimit të tij profesional etj. Megjithatë , në varësi të shkallës së fajësisë, dënimi mund të ndodhë të jetë më i shkurtër , në qoftë se është i mjaftueshëm për të arritur qëllimet e tij .
Kufizimi i lirisë së të miturit dhe vendosja e tij në qendra të vuajtjes së dënimit, shoqërohet me vendosjen dhe implementimin e disa programeve të posacme të cilat bëhen garant për rehabilitimin dhe riedukimin e tij me qëllim që ai të mos izolohet nga shoqëria dhe të arrihet qëllimi i kufizimit të lirisë njëherazi. Ndaj, në mjediset në të cilat realizohet edhe vuajtja e dënimit, siguria është më e ulët, numri i të miturve është i kufizuar , për qëllime të punës individuale dhe mundësinë për një riedukim më të mirë, ndryshe nga IEVP e tjera, këto institucione janë më të hapura edhe lejojnë më tepër kontaktin e të miturit me familjarët e tij. Në cdo rast, ky kufizim i lirisë që i bëhët të mitur nuk mund të këtë zgjatje apo shtrirje kohore më të gjatë se 3 vite . Ndërsa, sa i takon mjediseve , legjislacioni në mbrojtje të të miturve ka parashikuar që standardet për këto të fundit , duhet të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Gjatë kohës që i mituri është duke vuajtur dënimin me heqje lirie, institucioni duhet të marrë masat e nëvoshme dhe të sigurojë standardet e duhura që i mituri të marrë ndihmën psikologjike të nevojshme për riintegrim në shoqëri , të kuptojë rëndësinë e veprimeve që shkaktuan ardhjen e veprës penale si edhe të ndryshojë qëndrim ndaj tyre. Duhet që po aq të mund t’i sigurohen kushtet e nevojshme për formimi e tij profesional dhe shkollim , pasi dënimi me heqje lirie asesi nuk duhet të shihet si mjet represiv, përkundrazi duhet që gajtë gjithë kësaj periudhe i mituri delinkuent të marrë njjohuritë e mjaftueshme që në përfudnim të dënimit të mos hasë vështirësi për t’u riintegruar në shoqëri. Natyrisht që këshillimi psikologjik ka rëndësi prinare pasi jo rrallë herë të miturit autorë të veprave penale kalojnë trauma dhe stres post-traumatik. Garanci themelore është edhe kontakti i tij dhe socializimi me të tjerët sikurse edhe mundësia për të kontaktuar me prindërit apo kujdestarët.
Përvec realizimit të dënmit, ligji penal që rregullon krimet e kryera nga të miturit e ndalon shprehimisht që ndaj të miturit të jepen dënime me burgim të përjetshëm , pavarësisht parashikimi të marzhit të dënimit që bën dispozita përkatëse për veprën penale të kryer. Garancitë , jo vetëm ato procedurale , por po aq , ato të karakterit material që i njihen të miturit të dënuar me heqje lirie, janë tashmë një standard ndërkombëtar, të mbrojtuara dhe ratifikuara në dokumenta ndërkombëtarë, nënshkruese e të cilave është edhe Shqipëria. Në cdo rast dhe për asnjë lloj shkaku , të miturit nuk mund dhe nuk duhet t’i mungojë gjatë vuajtjes së dënimit me heqje lirie , trajtimi me dinjitet dhe kujdesi sikurse ndihma, kjo sepse qëllimi i masës së marrë ndaj tij në vetvete nuk ka thjesht dhe vetë synim të dënoje , por edhe të rehabilitoje dhe riintegrojë të miturin , pas përfundimit të dënimit , në shoqëri.