𝐌𝐨𝐬 𝐝𝐢𝐥𝐧𝐢 𝐩𝐚 𝐦𝐚𝐬𝐤𝐞̈! 𝐓𝐡𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐫𝐞𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐫𝐨𝐧𝐚𝐯𝐢𝐫𝐮𝐬𝐢𝐭 – Sir Venki Ramakrishnan

Të gjithë duhet të mbajnë maska kur dalin nga shtëpia për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Paralajmërimi erdhi nga presidenti i Presidenti Akademisë Kombëtare Mbretërore të Shkencës, profesor, Sir Venki Ramakrishnan, thotë se ka prova se maskat mbrojnë si mbajtësit ashtu edhe personat rreth tyre.

Më herët, Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend, kishte thënë se mbulimi i gojës dhe hundës në ambientet e hapura nuk ishte i nevojshëm. Mes grupit të këshilltarëve shkencor të qeverisë lidhur me pandeminë, ka opinione të ndryshme sa i përket maskës.

Disa e vënë theksin tek të dhënat që sugjerojnë se maskat nuk e kanë ngadalësuar përhapjen në shtetet aziatike, dhe te shqetësimet se ato mund të japin një ndjesi të rreme sigurie. Por në fjalën e tij, gjatë prezantimit të dy raporteve të akademisë mbretërore të shkencës lidhur me maskat, profesori tha se mbajtja e tyre mbetej thelbësore për frenimin e pandemisë.

“Mosmbajtja e maskës duhet të konsiderohet një veprim po aq anti-social sa drejtimi i makinës në gjendje të dehur apo mosmbajtja e rripit të sigurimit gjatë udhëtimit. Mosmbajtja e maskës shton rrezikun e infektimit për këdo, nga punonjësit e shëndetësisë deri te gjyshja juaj”, tha Sir Ramakrishnan, përcjell A2 CNN.
Gjithashtu profesori Paul Edelstein nga universiteti i Pensilvanisë, autor i një studimi tjetër mbi efektshmërinë e mbulimit të fytyrës, tha se ka prova se mbajtja e maskës mbron jo vetëm personat përreth por edhe vetë mbajtësin.