Më 6 korrik 1943 u pushkatuan Margarita dhe Kristaq Tutulani

Motër e vëlla. Idealistë me ëndrra rinore. Të shkolluar dhe atdhetar. Të rinj antifashistë që ëndërronin një Shqipëri si Evropa. Krijojnë poezi dhe shkruajnë publicistikë. Përkthejnë nga gjuhë të huaja dhe thurin skica letrare. Ndërpresim studimet universitare dhe kthehen në atdhe për të luftuar për liri. Arrestohen nga italianët dhe, pasi torturohen, pushkatohen më 6 korrik në Gosë së Kavajës. Me gjasë, u prenë në besë nga “shokët” e tyre. Përgjatë këtyre viteve, tradhëtia dhe vrasja e tyre është mbuluar me misterin e kohës. Por Shqipëria e pas ’45-ës nuk mund të kishte vend për Margaritën dhe Kristaqin. Të paharruar!