Me pushime në bregdet, Aurela Gaçe: Ky diell t’i vë brekët në kokë

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe së fundmi ka nisur pushimet në bregdet nga ku nuk mungojnë edhe postime të shumta në rrjetet e saj sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto, ku shihet e shtrirë në shezllon me rroba banjo dhe mbi kokë ka vendosur një palë tuta të shkurtëra për t’u mbrojtur nga dielli. Mbishkrimi i fotos ishte mjaft komike, ku ka shkaktuar shumë të qeshura.

“Ky diell t’i vë “brekët në kokë”. Tutat më saktë, mos keqkuptohemi”, ka shkruar Aurela e cila njihet për batuat e saj dhe ia vlen të theksojmë se i shkojnë shumë.