VIDEO| Hasa: Qeveria manipuloi me të dhënat e ndihmave. U dhanë nga biznesi…


Ish deputeti i PD Endri Hasa përmes një komunikimi ka deklaruar se propaganda vazhdon të çirret por nuk e mbulon dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve.

Qeveria i manipuloi të dhënat e ndihmave duke shumëfishuar me deklarata dhe foto propagande çfarë u shpërnda dhe duke përvetësuar si ndihmë shtetërore atë që u shpërnda nga biznesi dhe shoqatat.

Nderkohë bashkë me gënjeshtrat as babëzia nuk u ndal!

Rezervat u furnizuan me tender sekret dhe pa garë duke përjashtuar 35099 sipërmarrje nga kompania maqedonase EuroVia që si kompani kompjuterash skishte asnje lidhje me këto sherbime por kënaqte babëzinë e kllounit dhe hajdutëve të tij.

Edi Rama është #kryeministerideshtuar!
Largimi i tij është alternativa e vetme për të sjellë #ditemetemira