Rruga Milot-Fier| kreu i biznesit Agolli e krahason me projektin madhor të “Egnatia”, kushton 4 herë më pak

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Shpëtim Agolli, ka komentuar në rrjetet e tij sociale ndërtimin e rrugës Milot-Fier. Agolli shkruan se ndërtimi i ri do të kushtojnë 23 milion euro për kilometër, duke e krahasuar edhe më ndërtimin e rrugës “Egnatia” në Greqi.

Sipas tij, për më shumë se 1000 km, kostoja për 1 kilometër është vetëm 6.3 milion euro, duke shtuar se ajo ka standarte të larta ndërtimit, ura e tunele. Por sërish kushton më pak.

“Mos thuaj pastaj se këta nuk janë hajdutët më të mëdhenj në botë dhe në vendin më të varfër. Ky popull as nuk e di se sa vidhet dhe as nuk e kupton se sa i varfër është për shkak të këtyre monstrave të cilët po t’i kisha për kampion, ashtu si sondoja rrugët, do tua shpoja kokat, do i çoja në laborator t’i shtypja me presë dhe në fund do ua hidhja çakejve në pyll të ziheshin njëri me tjetrin për ushqimin e gatshëm,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Rruga Milot – Fier do të kushtojë 23 MILION EURO PËR KILOMETËR. Rruga “Egnatia” në Greqi rreth 1000 km, që fillon nga kufiri me Turqinë deri tek porti i Igumenicës, si dhe aksi Kostur-Janinë, në të cilën pata rastin të punoja për disa vite me kompaninë. Geognosi -Themeliodhomi për studimin e fizibilitetit të kësaj rruge, e dini sa e ka koston për kilometër? VETËM 6.3 MILION EURO E njoh mirë këtë rrugë e cila ka standartet më të larta të ndërtimit, shumë vepra arti, ura dhe tunele. P.s. Mos thuaj pastaj se këta nuk janë hajdutët më të mëdhenj në botë dhe në vendin më të varfër. Ky popull as nuk e di se sa vidhet dhe as nuk e kupton se sa i varfër është për shkak të këtyre monstrave të cilët po t’i kisha për kampion, ashtu si sondoja rrugët, do tua shpoja kokat, do i çoja në laborator t’i shtypja me presë dhe në fund do ua hidhja çakejve në pyll të ziheshin njëri me tjetrin për ushqimin e gatshëm.

Disa ditë më parë qeveria çeli garën ndërkombëtare për segmentin rrugor Fier-Milot, i cili është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja Balluku bëri me dije, se ky projekt do të kushtojë 1.2 miliardë euro. PD e quan projektin korruptiv dhe premton anulimin e tij sapo të vijë në pushtet.