BE hap kufijtë me Serbinë, por në Beograd shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Bashkimi Evropian ka hapur kufijtë me Serbinë, për shkak të situatës jo të rëndë me COVID-19, por vetë qyteti i Beogradit duket se ndodhet në një situatë tjetër nga panorama e përgjithshme në vend. Kryetari i i bashkisë së Beogradit, Zoran Radojiçiq, me sugjerimin e Shtabit të Qytetit për situata emergjente, miratoi vendimin për shpalljen e një situate emergjente në Beograd. Kjo, me qëllim të zbatimit të masave parandaluese për të mbrojtur sigurinë dhe jetën e popullatës. Vendimi hyn në fuqi sot, njoftoi Administrata e Qytetit, raporton Tanjug. Situata epidemiologjike në Beograd nuk është aspak favorizuese, pasi, nga të dhënat, rezulton se nga testimet e 24 orëve të fundit, më shumë se 80% e të infektuarve janë nga Beogradi.