“Sekti i mori më qafë, edhe babai iu vetëvra” – flet fqinji i familjes Josifi

Kjo është dera e banesës së familjes Josifi, familje e përbërë nga nëna dhe dy vajzat e saj, të cilat për shkak të besimit të tyre vendosën që të vetëflijohen.

E para që ndërroi jetë ishte Anisa Josifi. 30 vjeçarja kishte prej kohësh kishte vdekur, por ajo mbahej në dhomë e mbështjellë me çarçafë dhe batanije në mënyrë që era e trupit të dekompozuar të mos kuptohej nga fqinjët. Edhe pse policia kishte trokitur tre javë me pare në banesë pasi të afërmit dhe fqinjët ishin alarmuar Zhaneta Josifi i kishte larguar duke gjetur justifike të ndryshme.

Fqinjët shprehen se familja ishte e izoluar nga komuniteti dhe nuk kishin afrimitet më asnjë.

Nga ana tjetër, Dëshmitarët e Jehovait në Tiranë thonë se familja Josifi nuk ishte pjesë e tyre.

Por kjo deklaratë duket e dyshimte të paktën nga ato çka deklarojnë fqinjët. Zonja që banon ngjitur me familjen Josifi thote se ishte pikërisht ky sekt që e mori më qafë nënën dhe dy vajzat. Me lot në sy, ajo tregon se familja prej 3 vjetësh nuk pranonin të kishin afrimiteti me njëri dhe ishin shumë të lidhura me Dëshmitarët e Jehovait.

Gjithashtu kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. Jashtë kameras ai ka konfirmuar se i ka shkruar në banesë dhe ka kërkuar Anisën, por e ëma i ka thënë se nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e Zotit.

Blerta Josifi, e mbijetuara e kësaj tragjedie është shprehur para policisë se kishin bërë sakrifica të mëdha që të përfitonin nga ringjallja, për një jetë më të mirë.Ajo është dërguar në spitalin psikiatrik për tu kuruar.

Familja Josifi me origjine nga Përmeti kishte disa vite që jetonte në Tiranë. Nena dhe dy vajzat ishin shpërngulur nga qyteti jugor pasi kryefamiljari kishte vrarë veten gjithashtu.

Mësohet se babai dy vajzave është hedhur nga pallati ku ka gjetur dhe vdekjen. Sipas fqinjëve ai ishte themeluesi I deges së dëshmitarëve të Jehovait në Permet.