Kryeministri i Kosovës Hoti vizitë në Tiranë

Kreu i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur sot në Tiranë.
Kryeministri Avdullah Hoti e nisi vizitën e tij me një pritje në Pallatin e Brigadave, e organizuar nga kryeministri Rama me të cilin do të zhvillojë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 11:15.
Më pas kreu i qeverisë kosovare do të takohet me radhë me kreun e Kuvendit, presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.