“Kokrrën e lekut s’e kam, na mbyti Rama! Iku një Enver, erdhi një Enver'” – Besimi Velipojë

“Asnjë kokërr leku nuk kam fituar, asnjë lek. Kokrrën e lekut s’e kam. Na mbyti, more, na mbyti, po ta thotë Besimi. Iku një Enver, erdhi një Enver!” – Me këto fjalë plot revoltë e ka ndaluar në rrugë, një shitës ambulant, kryetarin e PD, Lulzim Bashën, në Velipojë, gjatë takimit të tij me operatorët turistikë dhe banorët e zonës.

“Merre mor verifikoje, me mbiemër Dauti, as ndihmë ekonomike, asgjë s’e kam marrë. Ngela duke gjetur ndonjë kanaçe, ndonjë hekur….e shyqyr që më falin ndonjë gjë…. Me i pas njëmijë vetë si vetja ime, me këtë mendje…” tha burri në foto që protestoi para kamerave.