Kryeministri e Kosovës në Tiranë, ja axhenda e takimeve


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të vizitojë Shqipërinë, me ftesë të Edi Ramës.

Axhenda e plotë e vizitës së Abdullah Hotit:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

VENDI: Pallati i Brigadave

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

VENDI: Zyra e Kryetarit të PD