Qeveria Rama izolon Shqipërinë, as Greqia nuk i hap kufijtë!

Greqia vijon të mbajë të mbyllur kufijtë tokësore dhe detare me Shqiperine. Edhe fillimi i korrikut nuk solli asgjë të re për normalizimin e lëvizjes mes dy shteteve fqinje. Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së , nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Në Greqi lejohen të hyjnë:

a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,

b) kalimi i kamionëve për transport mallrash

c) transporti i mallrave me anije

d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

Në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt të Athinës. Ndërkohë prej 1 qershorit, Shqipëria ka hapur kufijtë tokësore me fqinjet pa asnjë kufizim.