Viktima e parë nga radhët e bluzave të bardha, ambasadorja Kim: Dr. Arjan Pushi do të kujtohet si hero

Për viktimën e parë nga radhët e bluzave të bardha nga koronavirusi në Shqipëri, Arjan Pushi, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, duke shprehur trishtim të thellë. Ambasadorja Kim shkruan se mjeku dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe se do të kujtohet si hero.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!”, shkruan Kim.