SPORT| 4 futbollistë të Luftëtarit në Kombëtaren A

Katër futbollistë të Luftëtarit kanë marrë ftesë nga FSHF, për të qenë pjesë e Kombëtares A, gjatë zborit 3-ditor që do të kryejë ajo në ditët e para të muajit korrik. Redon Dragoshi, Enes Isufi, Arbër Mehmetllari dhe Aldrit Oshafi, të datëlindjes 2000, janë futbollistët që kanë tërhequr vëmendjen e stafit drejtues të kombëtares A. Megjithë situatën aspak të mirë ku ndodhet Luftëtari, në kampionatin e kategorisë superiore, duket 20 vjeçarët që janë pjesë e formacionit gjirokastrit, kanë treguar cilësi të mira në lojë, e mund të jenë pjesë e ekipeve tona kombëtare. Dragoshi dhe Isufi luajnë në repartin e mbrojtjes, ndërsa Mehmetllari dhe Oshafi janë sulmues. Ftesa për këta futbollistë ka mbërritur në zyrat e klubit Luftëtari. Ata duhet të kthejnë përgjigje deri më 1 korrik në FSHF nëse do të jenë prezent në seancat stërvitore që do të kryejë kombëtarja A. Stërvitja do të kryhet në datat, 6, 7 dhe 8 korrik në stadiumin “Selman Stermasi“ dhe “Air Albania“.