Pas 8 vitesh, Mali i Zi hap kapitullin e fundit të anëtarësimit me BE

8 vite pas nisjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, Mali i Zi ia ka dalë të nisë punën për kapitullin e fundit.

Në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt sot në Bruksel në nivel ambasadorësh, u vendos hapja e kapitullit për mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheli deklaroi ne rrjetet sociale se ky është një sinjal i qartë i angazhimit të unionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç e quajti historik vendimin e sotëm, duke theksuar nevojën për vijimësi në zbatimin e reformave.

more recommended stories

loading...