Zgjidhen Akademikët e rinj. Emrat e njohur: nga Genc Sulçebe, Pëllumb Xhufi, Ardian Ndreca tek Ardian Vehbiu

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.
Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit

Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).
Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

I. Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
1. Arjan Durrësi;
2. Ilirian Malollari.

II. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
1. Genc Sulçebe;
2. Ilia Mikerezi;
3. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:
1. Adrian Civici;
2. Artan Boriçi;
3. Kristina Jorgaqi;
4. Mimoza Hafizi;
5. Rajmonda Bualoti.

IV. Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
1. Ardian Ndreca;
2. Ardian Vehbiu.