Shkodër| Lirohet nga qelia Behar Bajri

Behar Bajri, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ”Bajri”, është liruar nga qelia pasi gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën ‘Detyrim Paraqitje’.

Mësohet se Behar Bajri nuk ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së vendimit.

Bajri u ekstradua nga Holanda më 27 korrik të vitit 2017.

Akuzat ndaj Behar Bajrit

Behar Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, caktoi masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Behar Bajri akuzohet dhe për vrasjen e bashkëshortes së tij 15 vjeçare, Fabiola me datë 26.06.2002 . Në banesën e Behar Bajrit u gjet e vrarë 15 vjeçarja. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët dhe se autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.