SHKODËR| Atentat nipit të deputetit të PS. Emri

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se shënjestra e plumbave të qëlluar në fshatin Vukatanë ka qenë Fatjon Harusha, 30 vjeç.

Raportohet nga mediat se Harusha është nipi i deputetit të PS-së në Shkodër, Luan Harusha.

Sipas të dhënave, ai është djali i xhaxhait të funksionarit të lartë socialist në Shkodër.

Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur atë, duke shpëtuar pa asnjë plagë.

Fajton Harusha është qëlluar nga një femër dhe një mashkull që po udhëtonin me një motor.