Pjesëmarrës në vrasjen e dy biznesmenëve| Lihet në burg Ilir Xhepaj, vetëm 3 muaj që ishte liruar

Gjykata e kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Xhepajn, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e dy biznesmenëve, në Laç.

Ilir xhepaj eshte prangosur per vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, të cilët humbën jetën në një atentat në një hotel mbrëmjen e 30 majit.

Ne atentat morën pjesë katër persona, ndërsa Eduart Lamaj dyshohet si autori kryesor. Per Xhepajn, policia dyshon se ka mbajtur të neutralizuar dy djemtë e njërit prej viktimave, duke mos i lejuar ata të dalin nga makina e tyre.

Ilir Xhepaj kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu. Ai ishte dënuar për një grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë.