“Mjekët e infermierët nuk tamponohen. QSUT rrezik për shpërndarjen e virusit” – Alimehmeti

Në një lidhje Skype me “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, epidemiologu Ilir Mehmeti u shpreh se personeli mjekësor dhe paciente nuk testohen.

Ai shtoi se QSUT, duke qenë një spital kombëtar ka rrezikshmëri për shpërndarjen e virusit.

Alimehmeti: Ne nuk e testojmë virusin për personelin shëndetësor dhe për pacientët që shtrohen në spital si rrjedhojë nuk e dimë se kush është pozitiv dhe kush jo. QSUT ka edhe një veçanti, që e shpërndan virusin në vend të tjera, sepse është një spital kombëtar.